Vend i lire- Trajner për zhvillimin profesional dhe trajnimin e mësuesve
URDHËR
Nr. 57 Datë 20. 06. 2025
PËR SHPALLJEN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- bazuar në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 7995, datë 20.09.1995, “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar; Pikat 3 dhe 4, të Kreut 2. Të VKM-së Nr. 1074, datë 23.12.2015, Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr. 93/2014, datë 31.07.2014“Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”;
- Mbështetur në VKM-në nr. 148, dt. 13/03/2024 “Për Kriteret dhe Procedurat për Hapjen, Mbylljen dhe riorganizimin e Institutioneve të arsimit Special në Qendra Burimore, si dhe për Mënyrën e Organizimit e të Funksionimit të Tyre”; si dhe në zbatim të;
- Urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr.449 datë 29.08.2024 “Për Miratimin e Riorganizimit të Institucionit “Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë” në Qendër Burimore,Emërtesës,Strukturës dhe Organikës”, dhe;
- Urdhrit nr.90,datë 20.04.2024 “Për Miratimin E Rregullores Tip Per Riorganizimin e Institucioneve të Arsimit Special Në Qendra Burimore, Si Dhe Pêr Mënyrën E Riorganizimit E të Funksionimit Te Tyre”, në vijim njofton si më poshtë:
Shpalljen Për Konkurs Për Vendin E Punës Në Pozicionin “Trajner Për Zhvillimin Profesional dhe Trajnimin e Mësuesve”, Departamenti I Përgatitjes Së Mjeteve Didaktike, Kurrikulës Së Përshtatur Dhe Zhvillimit Profesional Të Trajnimeve Të Mësuesve, Në Qendrën Burimore Për Nxënësit Që Nuk Shikojnë.
Kategoria/ klasa e pagës: Në zbatim të VKM-së 425 datë 26/06/2024 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Niveleve të Pagave të Punonjësve Mësimorë dhe të Punonjësve të Tjerë Jo Mësimorë, në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”;
1. Kriteret e Përgjithshme të Kualifikimit:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme të pranimit/kualifikimit:
Të jetë shtetas shqiptar;
- Arsimimi: Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës:
(Diploma e Arsimit të lartë dhe e studimeve të nivelit Master është kusht); Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit;
Të njohë në nivelin shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze; Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, nga punëdhënësi i fundit aktual;
Të ketë njohuri dhe aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit. Me rëndësi të veçantë janë njohuritë rreth teknologjisë asistive për njerëzit që nuk shikojnë dhe programeve kompjuterike për këtë komunitet;
Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit të përcaktuara në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
Të jetë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar (duke nënkuptuar përcaktimet në raportin e aftësisë për punë, lëshuar nga komisioni mjeko ligjor);
Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
2. Kriteret e Veçanta / Posaçme të kualifikimit:
2.2.Kanë prioritet kandidatët që krahas plotësimit të kritereve të përgjithshme të kualifikimit plotësojnë dhe kërkesat e veçanta/posaçme të kualifikimit:
Eksperienca e mëparshme/fundit e punësimit në Administratën Shtetërore/Private (Në pozicione/sektorë të njëjtë me pozicionin e punës për konkurim, apo të përafërt/ngjashëm me të);
Në formularin e vlerësimit të fundit nga eprori direkt, apo rekomandime pozitive nga punëdhënës të mëparshëm.
Në vlerësim ka prioritet niveli i “Diplomës Universitare” dhe njohja e mjeteve dhe programeve të teknologjisë asistive për njerëzit me aftësi të kufizuara në shikim.
3. Dorëzimi i Dokumentacionit:
Kandidatët aplikantë për këtë pozicion pune duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë për punësim/Shprehje interesi;
- CV/Jetëshkrim;
- Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftimi ID ose pasaportë);
- Çertifikatë personale dhe certifikatë e gjendjes familjare;
- Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës:
(Diploma e Arsimit të lartë dhe e studimeve të nivelit Master është kusht);
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore nga prokuroria dhe gjykata;
- Dëshmi penaliteti;
- Vetëdeklarim të gjëndjes së konfliktit të interesit;
- Formularin e Vlerësimit të fundit të punës nga eprori direkt;
- Vërtetim nga punëdhënësi aktual që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor, si dhe konfirmimi për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve/kritereve të mësipërme të kualifikimit, si dhe trajnime, kualifikime, arsimim shtesë, vlerësime/rekomandime pozitive, apo të tjera të përmëndura në CV/Jetëshkrim.
(Dokumentet duhet të jenë të lexueshëm edhe nëpërmjet teknologjisë asistive për njerëzit që nuk shikojnë. Në çdo rast kandidati/ kandidatja fitues/e do duhet të dorëzojë dokumentet origjinalë ose fotokopje të vërtetuara me noteri.
3.1 Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit:
- Dokumentacioni do të dorëzohet në zyrën e arkiv-protokollit të institucionit, personalisht ose me postë, brënda orarit zyrtar të punës (e hënë- e premte nga ora
08.00 – 14.00), në adresën: Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), Tiranë;
- Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë ose dorazi nga aplikanti, në zyrën e arkiv protokollit të institucionit brënda afatit të përcaktuar për dorëzimin/ pranimin e dokumentacionit.
C. Dokumentacioni duhet të dorëzohet gjithashtu në format elektronik në postën elektronike zyrtare të institucionit: email: info@innsh.edu.al
3.2 Afati i dorëzimit të dokumentacionit:
a. Afati maksimal i dorëzimit/pranimit të dokumentacionit nga zyra e arkiv- protokollit të institucionit do të jetë (7) shtatë ditë pune, nga dita e nesërme e shpalljes së njoftimit në faqen e webit të INNSH-së: www.innsh.edu.al në rubrikën respektive: Vende vakante/ të Lira Pune.
4 Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Trajnerit Për Zhvillimin Profesional dhe Trajnimin e Mësuesve në Qendrën Burimore Për Nxënësit që Nuk Shikojnë:
- Të identifikojë nevojat specifike të punonjësve arsimorë që punojnë në arsimin special, si edhe të institucioneve të zakonshme në të cilët edukohen nxënësit që nuk shikojnë dhe ata me vështirësi të shikimit.
- Të planifikojë dhe organizojë plane dhe module trajnimi për zhvillimin e aftësive profesionale në metodologjitë dhe praktikën e arsimit special për nxënësit që nuk shikojnë dhe ata me vështirësi të shikimit.
- Të planifikojë dhe organizojë plane dhe module trajnimi mbi njohjen dhe aplikimin e kkodit Braille nga ndihmës mësuesit që lehtësojnë proceset e të nxënit në shkollat e zakonshme, për nxënësit që ndjekin shkollimin në këto institucione arsimore.
- Të hartojë module trajnimi rreth ofrimit të materialeve didaktike dhe burimeve të mësimdhënies që janë të përshtatshme për arsimin special për nxënësit që nuk shikojnë dhe ata me vështirësi të shikimit.
- Të këshillojë dhe ofrojë mbështetje për mësuesit në implementimin e praktikave më të mira në klasat e tyre.
- Të ndihmojë në zhvillimin e kompetencave të nevojshme për mësuesit dhe ndihmës mësuesit për t’u përshtatur me ndryshimet në politikat dhe praktikat e arsimit special për nxënësit që nuk shikojnë dhe ata me vështirësi të shikimit.
- Të bashkëpunojë me prindërit dhe komunitetitn, e të hartojë module trajnimi me fokus krijimin e lidhjeve mes shkollave, prindërve dhe institucioneve të tjera për të mbështetur nxënësit me nevoja të veçanta.
- Të njohë mjetet e veçanta në punën me nxënësit që nuk shikojnë, si edhe të zotërojë aftësi të leximit të Gjuhës Braille dhe të njohë materialet didaktike të përdorura nga nxënësit dhe punonjësit në qendrën burimore të nxënësve që nuk shikojnë.
- Të njohë mjetet e posaçme të përdorura për plotësimin e nevojave arsimore për nxënësit me vështirësi shikimi që ndjekin shkollat e zakonshme.
5 Mënyra e përzgjedhjes/kualifikimit të kandidatëve
- Përzgjedhja/kualifikimi i kandidatëve do të kryhet e ndarë në 2 faza si më poshtë:
- 60 pikë nga vlerësimi i dokumentacionit të sipërcituar të depozituar nga kandidatët në institucion, nga komisioni i vlerësimit i ngritur për këtë qëllim;
- 40 pikë nga intervistimi me gojë i kandidatëve nga komisioni i vlerësimit, të cilët do të vlerësohen në lidhje me:
15 pikë nga njohurite, aftesitë në lidhje me punën; 15 pikë nga eksperiencat e tyre të mëparshme;
– 10 pikë nga motivimi, aspiratat dhe pritshmërite e tyre per punen;
6 Ngarkohen për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri Sektori i arkivës dhe sekretarisë pranë institucionit;
7 Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTOR
EMILIANO LULE Dr. Proc.