Vend i lirë pune- “Redaktor i Kodit Braille”
URDHËR
Nr. 56 Datë 20. 06. 2025
PËR SHPALLJEN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- bazuar në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 7995, datë 20.09.1995, “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar; Pikat 3 dhe 4, të Kreut 2. Të VKM-së Nr. 1074, datë 23.12.2015, Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr. 93/2014, datë 31.07.2014“Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”;
- Mbështetur në VKM-në nr. 148, dt. 13/03/2024 “Për Kriteret dhe Procedurat për Hapjen, Mbylljen dhe riorganizimin e Institutioneve të arsimit Special në Qendra Burimore, si dhe për Mënyrën e Organizimit e të Funksionimit të Tyre”; si dhe në zbatim të;
- Urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr.449 datë 29.08.2024 “Për Miratimin e Riorganizimit të Institucionit “Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë” në Qendër Burimore,Emërtesës,Strukturës dhe Organikës”, dhe;
- Urdhrit nr.90,datë 20.04.2024 “Për Miratimin E Rregullores Tip Per Riorganizimin e Institucioneve të Arsimit Special Në Qendra Burimore, Si Dhe Pêr Mënyrën E Riorganizimit E të Funksionimit Te Tyre”, në vijim njofton si më poshtë:
Shpalljen Për Konkurs Për Vendin E Punës (dy vende të lira) Në Pozicionin “Redaktor i Kodit Braille”, Departamenti I Përgatitjes Së Mjeteve Didaktike, Kurrikulës Së Përshtatur Dhe Zhvillimit Profesional Të Trajnimeve Të Mësuesve, Në Qendrën Burimore Për Nxënësit Që Nuk Shikojnë.
Kategoria/ klasa e pagës: Në zbatim të VKM-së 425 datë 26/06/2024 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Niveleve të Pagave të Punonjësve Mësimorë dhe të Punonjësve të Tjerë Jo Mësimorë, në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”;
1. Kriteret e Përgjithshme të Kualifikimit:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme të pranimit/kualifikimit:
Të jetë shtetas shqiptar;
- Arsimimi: Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës:
(Diploma e Arsimit të lartë dhe e studimeve të nivelit Master është kusht);
Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit;
Të njohë në nivelin shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze; Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, nga punëdhënësi i fundit aktual;
Të ketë njohuri dhe aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit. Me rëndësi të veçantë janë njohuritë rreth teknologjisë asistive për njerëzit që nuk shikojnë dhe programeve kompjuterike për këtë komunitet;
Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit të përcaktuara në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
Të jetë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar (duke nënkuptuar përcaktimet në raportin e aftësisë për punë, lëshuar nga komisioni mjeko ligjor);
Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
2. Kriteret e Veçanta / Posaçme të kualifikimit:
2.2.Kanë prioritet kandidatët që krahas plotësimit të kritereve të përgjithshme të kualifikimit plotësojnë dhe kërkesat e veçanta/posaçme të kualifikimit:
Eksperienca e mëparshme/fundit e punësimit në Administratën Shtetërore/Private (Në pozicione/sektorë të njëjtë me pozicionin e punës për konkurim, apo të përafërt/ngjashëm me të);
Në formularin e vlerësimit të fundit nga eprori direkt, apo rekomandime pozitive nga punëdhënës të mëparshëm.
Në vlerësim ka prioritet niveli i “Diplomës Universitare” dhe njohja e mjeteve dhe programeve të teknologjisë asistive për njerëzit me aftësi të kufizuara në shikim.
3. Dorëzimi i Dokumentacionit:
Kandidatët aplikantë për këtë pozicion pune duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë për punësim/Shprehje interesi;
- CV/Jetëshkrim;
- Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftimi ID ose pasaportë);
- Çertifikatë personale dhe certifikatë e gjendjes familjare;
- Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës:
(Diploma e Arsimit të lartë dhe e studimeve të nivelit Master është kusht);
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore nga prokuroria dhe gjykata;
- Dëshmi penaliteti;
- Vetëdeklarim të gjëndjes së konfliktit të interesit;
- Formularin e Vlerësimit të fundit të punës nga eprori direkt;
- Vërtetim nga punëdhënësi aktual që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor, si dhe konfirmimi për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve/kritereve të mësipërme të kualifikimit, si dhe trajnime, kualifikime, arsimim shtesë, vlerësime/rekomandime pozitive, apo të tjera të përmëndura në CV/Jetëshkrim.
(Dokumentet duhet të jenë të lexueshëm edhe nëpërmjet teknologjisë asistive për njerëzit që nuk shikojnë. Në çdo rast kandidati/ kandidatja fitues/e do duhet të dorëzojë dokumentet origjinalë ose fotokopje të vërtetuara me noteri.
3.1 Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit:
- Dokumentacioni do të dorëzohet në zyrën e arkiv-protokollit të institucionit, personalisht ose me postë, brënda orarit zyrtar të punës (e hënë- e premte nga ora 08.00 – 14.00), në adresën: Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), Tiranë;
- Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë ose dorazi nga aplikanti, në zyrën e arkiv protokollit të institucionit brënda afatit të përcaktuar për dorëzimin/ pranimin e dokumentacionit.
C. Dokumentacioni duhet të dorëzohet gjithashtu në format elektronik në postën elektronike zyrtare të institucionit: email: info@innsh.edu.al
3.2 Afati i dorëzimit të dokumentacionit:
a. Afati maksimal i dorëzimit/pranimit të dokumentacionit nga zyra e arkiv- protokollit të institucionit do të jetë (7) shtatë ditë pune, nga dita e nesërme e shpalljes së njoftimit në faqen e webit të INNSH-së: www.innsh.edu.al në rubrikën respektive: Vende vakante/ të Lira Pune.
4 Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Detyrat dhe Përgjegjësitë e Redaktorit të Kodit Braille në Qendrën Burimore
- Të zotërojë kodin Braille për gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera të përdorura në materialet didaktike në qendrën burimore për nxënësit që nuk shikojnë.
- Të zotërojë njohuritë më të larta të përdorimit të programeve kompjuterike të redaktimit, faqosjes dhe shtypjes së librave në kodin Braille.
- Të njohë mjetet e posaçme të përdorura për plotësimin e nevojave arsimore për nxënësit me vështirësi shikimi që ndjekin shkollat e zakonshme.
- Të formatojë dhe transkriptojë për shtyp tekstet mësimore, jashtë mësimore dhe çdo material tjetër që i paraqitet si kërkesë gjatë procesit të punës.
- Të korrektojë, redaktojë e printojë (në printer Braille edhe/ose në pajisjet termoform) kurrikulën që aplikohet në QB, si edhe literaturë shtesë lidhur me shkollat e zakonshme.
- Të bashkëpunojë me punonjësit e tjerë përgjegjës për shtypjen e librave dhe lidhjen e tyre.
- Të hulumtojë në internet rreth ndryshimeve dhe përditësimeve të kodit Braille, dhe të përvetësojë çka është e nevojshme për mbarëvajtjen e punës në QB.
- Të komunikojë me shtëpitë botuese për sigurimin e materialeve shkollore të nevojshme për shtypje në kodin Braille.
- Të hartojë dhe të raportojë çdo fund muaji tek drejtuesi i QB-së rreth ecurisë së punës, dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive.
5 Mënyra e përzgjedhjes/kualifikimit të kandidatëve
- Përzgjedhja/kualifikimi i kandidatëve do të kryhet e ndarë në 2 faza si më poshtë:
- 60 pikë nga vlerësimi i dokumentacionit të sipërcituar të depozituar nga kandidatët në institucion, nga komisioni i vlerësimit i ngritur për këtë qëllim;
- 40 pikë nga intervistimi me gojë i kandidatëve nga komisioni i vlerësimit, të cilët do të vlerësohen në lidhje me:
15 pikë nga njohurite, aftesitë në lidhje me punën; 15 pikë nga eksperiencat e tyre të mëparshme;
– 10 pikë nga motivimi, aspiratat dhe pritshmërite e tyre per punen;
6 Ngarkohen për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri Sektori i arkivës dhe sekretarisë pranë institucionit;
7 Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTOR
EMILIANO LULE Dr. Proc.